Ky ishte personi i parë që humbi jetën nga Covid-19 në Kosovë

Ky ishte personi i parë që humbi jetën nga Covid-19 në Kosovë

20:19, 20/03/2021

Dita e hënë e këtij muaji plotëson një vit të plotë që nga shënimi i parë i viktimës me virusin korona që atëkohë nuk e dinim saktësisht se cfarë do të shkaktonte.

 

Viktima kosovare e muajit mars ishte 82 vjeçari nga Dumnica e Podujevës i cili nuk arriti të rezistonte dhimbjet që ky virus ia shkaktoi. Pacienti pas simptomave të para u pranua në Klinikën Infektive ku dhe u diagnostifikua me Covid-19.

“Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00. Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19. Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2. Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK), thuhej në njoftimin e parë të IKSHPK-së pas futjes në pandemi.

Ashtu sic mori hovin edhe tash që po ballafaqohemi me raste të shumta, edhe viktima 82 vjece ishte kontakt i djalit dhe vajzës së tij të cilët poashtu dolën të jenë pozitiv me koronavirus.

Ndërkaq, Kosova po vazhdon të luftoj me pandeminë si gjithë shtetet e tjera, në të cilën brenda një viti ka shënuar plotë 11 mijë raste të qytetarëve të rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa një mijë e 752 qytetarë të Kosovës që nga fillimi i pandemisë e deri më tani kanë vdekur si pasojë e infektimit.

Sipas të dhënave ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë 81 mijë e 392 qytetarë të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67 mijë e 731 raste.

Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 771 raste të reja me COVID-19, ndërsa 8 persona ndërruan jetë si pasojë e infektimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco