Rekord rastesh me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Rekord rastesh me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

17:49, 20/03/2021

Rekord rastesh të reja me COVID-19 janë regjistruar sot në Maqedoninë e Veriut, ku nga 5057 teste, prej tyre 1299 kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin edhe 24 pacientë të tjerë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3448.

Instituti i Shëndetit Publik atje ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona.

 

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Maqedoninë e Veriut është 15.475.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco