COVID-19, Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur

COVID-19, Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar me një dozë më shumë se gjysmën e popullsisë së rritur

14:19, 20/03/2021

Më shumë se gjysma e popullsisë së rritur në Mbretërinë e Bashkuar është vaksinuar tani me një dozë të parë kundër COVID-19.

Sipas medieve të huaja, lajmin e ka konfirmuar sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock.

“Jam i lumtur të njoftoj se tani kemi vaksinuar gjysmën e të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaroi ai.

“Vaksina është një histori suksesi kombëtar si dhe mënyra jonë për të dalë nga kjo pandemi”, tha Hancock.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste me coronavirus si dhe 126 mijë viktima. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco