116 qytetarë të Gjilanit kanë humbur jetën nga Covidi

116 qytetarë të Gjilanit kanë humbur jetën nga Covidi

13:11, 20/03/2021

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan,  mbajti takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 377 raste aktive me COVID-19, ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15769 mostra, 4322 kanë rezultuar pozitivë, 3829 janë shëruar, 116 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 377 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 85 persona dhe 452 mostra në pritje për rezultat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco