OBSH-ja fton qeveritë të mos zbusin masat anti-COVID

OBSH-ja fton qeveritë të mos zbusin masat anti-COVID

23:23, 01/03/2021

Drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ftuar qeveritë në botë që të mos zbusin masat anti-COVID.

Ai ka thënë se në javën e fundit është shënuar rritje e rasteve me COVID-19 në nivel global, për herë të parë në shtatë javët e fundit, raportojnë mediat e huaja.

Ghebreyesus këto shifra i ka quajtur “dëshpëruese, por jo edhe befasuese”.

Sipas OBSH-së, që nga fillimi i pandemisë, janë shënuar gati 114 milionë të prekur me COVID-19, ndërkohë që kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje, mbi 2.5 milionë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco