Një shtet qesharak, me 500 vaksina ia kalon Guinesë

Një shtet qesharak, me 500 vaksina ia kalon Guinesë

08:13, 22/01/2021 Nga Erion Dasho

Me më pak se 500 doza, Shqipëria qëndron në vendin e parafundit në botë për sa i takon numrit të vaksinave të aplikuara. Kemi lënë pas Guinenë, një nga vendet më të varfëra afrikane që nuk dihet se ku gjeti dhe administroi 55 vaksina disa ditë para vitit të ri.

Ndërkohë që gazetarët të cilët janë përballur disa herë me Boratin gjatë ditëve të fundit nuk i kanë bërë dy pyetje që i vijnë ndër mend çdo shqiptari:

1. Pse mbahet akoma i bllokuar stadiumi kombëtar dhe ekipi i vet i vaksinimit, kur këtë numër vaksinash ditore mund ta bëjë fare mirë një ambulancë fshati?!

2. Nëse 975 vaksinat e para u morrën për të mbrojtur "heronjtë", pse nuk u administrohen ato mjekëve dhe infermierëve?!

Përgjigja është fare e thjeshtë!

Boratit dhe ekipit të vet nuk u intereson shëndeti dhe jeta e shqiptarëve. Atyre u intereson show elektoral në stadiume e televizione!

Boratit nuk i intereson as edhe jeta e "heronjve" të vet imagjinarë! Përndryshe do t'i kishte vaksinuar ata për dy ditë duke i mbrojtur tashmë kundër një rreziku që u qëndron mbi kokë prej një viti!

I dashur Borat!

Lëre propagandën! Çdo ditë e më tepër po kuptohet se pandemia është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të njerëzimit! Ajo nuk zgjidhet me amatorizëm, propagandë dhe mashtrime! Je bërë mjaftueshëm qesharak! Kthehu me këmbë në tokë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco