Macron paralajmëron për mundësinë e vazhdimit të masave anti-Covid deri në verë

Macron paralajmëron për mundësinë e vazhdimit të masave anti-Covid deri në verë

14:08, 21/01/2021

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se masat kundër koronavirusit në Francë mund të zgjasin deri në përfundim të gjysmës së parë të këtij viti.

Macron këtë deklaratë e bëri gjatë një takimi që pati me një grup studentësh të një universiteti në Paris të cilëve u tha se masat mund të zgjasin gjatë gjithë vitit akademik 2020/21, raporton Reuters.

“Kemi semestrin e dytë i cili do të përballet sërish me virusin dhe shumë kufizime”, ka thënë Macron para studentëve me të cilët diskutoi për pasojat e pandemisë dhe masat kundër saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco