Në Gjermani vdes një person pas riinfektimit me koronavirus

Në Gjermani vdes një person pas riinfektimit me koronavirus

14:06, 21/01/2021

Infektimit të parë me koronavirusin e ri i mbijetoi një 73-vjeçar në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, por riinfektimi ishte fatal për të, shkruan gazeta gjermane Bild.

 
 

Dyshohet se është rasti i parë i tillë në Gjermani.

Autoritetet e Baden-Wurttembergut kanë konfirmuar të mërkurën mbrëma rastin.

Raportohet se 73-vjeçari ishte infektuar për herë të parë me koronavirus në prill të vitit të kaluar. Në dhjetor të vitit të kaluar u riinfektua. Më 11 janar ai vdiq si pasojë e COVID-19.

Ai kishte probleme tjera shëndetësore. Siç ka thënë Stefan Brockman, nga autoriteti shëndetësor i Baden-Wurttembergut, ka shumë mundësi që personi nuk ka ndërtuar imunitet të fortë pas infektimit të parë.

Në Freudenstadt të Baden-Wurttembergut, ku ka jetuar 73-vjeçari, është vendi i parë në Gjermani ku u zbulua varianti britanik i koronavirusit.

Nuk dihet nëse 73-vjeçari ishte infektuar me këtë variant.

Rastet e vdekjes pas riinfektimit janë të rralla. Besohet 73-vjeçari është vetëm personi i tretë që ka vdekur pas riinfektimit. Në tetor një holandeze 89-vjeçare vdiq pas riinfektimit, ajo kishte imunitet të dobët. Në dhjetor një gazetë izraelite, ka raportuar se një 74-vjeçar në shtëpinë e pleqve ka vdekur pas riinfektimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco