Kina vazhdon rritjen e rasteve ditore me COVID-19

Kina vazhdon rritjen e rasteve ditore me COVID-19

08:40, 21/01/2021

Kina raportoi 144 raste të reja COVID-19 më 20 janar, nga 103 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, në një deklaratë, tha se 126 nga rastet e reja ishin infeksione lokale.

 

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 113 nga 58 raste një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 88,701, ndërsa numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 4,635.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco