E kërkon gjithë bota, kjo është bima medicinale që rritet në Shqipëri dhe po përdoret në luftën kundër COVID-19

E kërkon gjithë bota, kjo është bima medicinale që rritet në Shqipëri dhe po përdoret në luftën kundër COVID-19

15:10, 20/01/2021

Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar gjithë botën dhe tashmë si shpëtimtare po shihet vaksina. Në vendin tonë dozat e para të vaksinimit u bënë në 11 janar.

Sipas Pledgetimes, edhe pse vendi nuk ka marrë pjesë në zhvillimin e një vaksine kundër Covid-19, ai ka ndihmuar me një mënyrë tjetër, duke u marrë me kërkimin e bimëve që mund të luftojnë virusin.

Bëhet e ditur se boronica shqiptare, është përdorur nga laboratorët ndërkombëtarë për të krijuar trajtime kundër koronavirusit. Bimët medicinale janë një specialitet i vendit, pasi Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë në Evropë, me gati 12,000 ton të eksportuara çdo vit. 95% e bimëve medicinale të mbledhura në Shqipëri eksportohen, veçanërisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në vendet e tjera të Evropës,  si Italia ose Franca.

Viti 2020, pavarësisht nga mbyllja e kufijve, ka qenë i suksesshëm për bimët medicinale shqiptare. Eksportet kanë shënuar një rekord të ri, ku vlera e fitimit ka kaluar 50 milionë euro. Këto shifra janë një lajm i mirë për ekonominë lokale pasi kultivimi i bimëve medicinale mbështet më shumë se 100,000 të punësuar në vendin tonë. Por, këto bimë jo vetëm janë eksportuar, ato përdoren në Shqipëri nga shumë persona për shërim nga sëmundje të ndryshme.

“Pasi provuan trajtimet dhe ilaçet e përshkruara nga mjekët, njerëzit lodhen sepse nuk shohin ndonjë përmirësim. Dhe shumë po kthehen në bimë medicinale. Përveç kësaj, këto bimë janë një traditë e vendit tonë. Me to jemi trajtuar për mijëra vjet, është trashëgimia jonë,”-ka thënë  Valentina Petova, e cila drejton një farmaci të vogël bimësh në qendër të Tiranës.

Nëse ilaçet bimore janë kaq të suksesshme, kjo ndodh edhe për shkak se sistemi shëndetësor nuk është në lartësinë e duhur. Sipas OBSH-së, një e treta e shqiptarëve janë të pasiguruar dhe një shumicë e popullsisë nuk i beson një sistemi shëndetësor që ata e konsiderojnë të korruptuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco