E trishtë: Shuhet komplet një familje nga koronavirusi

E trishtë: Shuhet komplet një familje nga koronavirusi

13:46, 20/01/2021

Një tjetër familje është shuar nga koronavirusi. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në zonën e Venecias, ku djali dhe prindërit ndërruan jetë brenda tre javësh.

Ivan Bosso, 42 vjeç ndërroi jetë në ditën e parë të vitit 2021. Gjatë funeralit të tij në javën e kaluar, të gjtihë mësuan se kishte ndërruar jetë edhe nëna e tij, Gina Smerghetto, 65 vjeçe. I fundit që u largua nga jeta ishte babai 72-vjeçar, Gianni.

Ai iu dorëzua sëmundjes më 19 Janar, ndërsa ishte i shtruar në spital që prej 11 Dhjetorit. sipas medias italiane “Il Gazzettino”, lajmi për vdekjen e nënës e konfirmoi prifti i Malcontentës në Venecia gjatë funeralit të djalit, gjë që shokoi të gjithë personat që ishin të pranishëm.

“Ne nuk e prisnim që ai të mungonte në këtë moment. Gina nuk e dinte për vdekjen e Ivanit, por mbase arrinte të kuptonte gjithçka”, tha Elisa, gruaja e Ivanit. Sëmundja e prindërve përparoi gjatë ditëve të fundit dhe shkaktoi trishtim për të gjithë familjarët e miqtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco