Këtë herë vjen alarmi nga Gjermania: Është zbuluar një lloj koronavirusi i ri, më i rrezikshëm se gjithë tjerët

Këtë herë vjen alarmi nga Gjermania: Është zbuluar një lloj koronavirusi i ri, më i rrezikshëm se gjithë tjerët

12:33, 20/01/2021

Një variant i ri i koronavirusit është zbuluar në Gjermaninë Jugore gjatë një shpërthimi në një klinikë mjekësore, në të cilën 35 pacientë dhe stafi rezultuan pozitivë.

Në tre prej pacientëve u vërejt një lloj i ri Covid-i, që nuk ishte hasur më parë. Mediat gjermane e raportuan dje për herë të parë variantin e ri.

Të paktën tre persona në Klinikën ‘Garmisch-Partenkirchen’ në shtetin jug-lindor të Bavarisë u zbulua se kishin llojin e ri të Covid-19, i cili ka pasur mutacione të shumta.

Pacientët e tjerë që morën virusin gjatë shpërthimit të tij në klinikë, kishin variante të njohura tashmë për studiuesit. Kujtojmë se deri tani janë zbuluar disa lloje të reja Covid-19 në Angli, Afrikën e Jugut dhe Japoni.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani u rrit me 7,141 të hënën, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, duke shënuar 5,000 raste më pak se e hëna e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco