Shurupi 'mrekullibërës' kundër COVID i 'shenjtorit' e bën për spital, ministrin

Shurupi 'mrekullibërës' kundër COVID i 'shenjtorit' e bën për spital, ministrin

11:35, 19/01/2021

Shurupi "mrekullibërës" anti-Covid  i një njeriu gjoja të shenjtë në Sri Lanka u bë helm të martën, pasi një ministër që e piu atë përfundoi në spital me koronavirus.

Mijëra vetë i sfiduan kufizimet e grumbullimeve publike për t’y dyndur në një fshat në Sri Lanka në dhjetor për të pirë shurupin e bërë nga Dhammika Bandara.

Ministri i Zhvillimit për Gratë dhe Fëmijët, z. Piyal Nishantha de Silva ishtenjeri prej politikanëve që e pinë këtë shpikje, por zyrtarët e parlamentit thanë se që nga ai moment ai kishte rezultuar i infektuar me koronavirus dhe ishte dërguar në një qendër kurimi.

Anëtarët e familjes së një politikani tjetër, që erdhën po ashtu nga fshati i Bandara, edhe ata ishin infektuar pavarësisht se e kishin pirë shurupin.

Media pro-qeveritare i bëri një reklamë të madhe mrekullibërësit Bandara, që pretendoi se formula i ishte zbuluar atij nga Kali - një perëndeshë hindu e vdekjes dhe shkatërrimit të së keqes!!!

Përbërësit e vetëm që ai pranoi se kishte futur brenda ishin mjalti dhe arrëmyshku.

Qeveria ishte përpjekurur të distancohej nga Bandara, përgatitja e të cilit ishte miratuar si shtesë ushqimore nga njësia zyrtare e barnave indigjene.

"Megjithëse disa parlamentarë e pinë, Qeveria nuk e miraton atë," tha Keheliya Rambukëella, Ministrja e Mediave.

Sri Lanka është në kontroll të një koronavirus, me numrin e rasteve dhe vdekjeve që shkojnë nga 3,300 dhe 13 në fillim të tetorit në 53,750 infeksione dhe 270 të vdekur tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco