Shpërthimi i fundit i COVID në Kinë, më e keqi që nga marsi 2020 Pika testimi në Kinë

Shpërthimi i fundit i COVID në Kinë, më e keqi që nga marsi 2020

10:13, 19/01/2021

Kina po lufton me shpërthimin më të keq të COVID-19 që nga marsi i vitit 2020, me një krahinë që po regjistron një rritje rekord rastesh ditore, në një kohë që një ekip i pavarur që po analizon pandeminë globale tha se Kina mund të kishte vepruar më me forcë kundër shpërthimit në fillesë.

Tabloidi i mbështetur nga shteti, Global Times, të martën e mbrojti trajtimin që i bëri herët Kina pandemsië, duke thënë se asnjë vend nuk kishte ndonjë përvojë në trajtimin e virusit krejtësisht të ri.

 "Nëse shikojmë prapa, asnjë vend nuk do të mund të vepronte në mënyrë perfekte për t’u përballur me një virus të ri ... asnjë vend nuk mund të garantojë se nuk do të bëjë gabime nëse një epidemi e ngjashme ndodh përsëri," shkroi tabloidi.

Kina raportoi më shumë se 100 raste të reja me COVID-19 të martën për të shtatën ditë.

Kina kontinentale pati 118 raste të reja më 18 janar, nga 109 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar i shëndetësisë në një deklaratë. Prej tyre, 106 ishin infeksione lokale, me 43 të raportuara në Jilin, një rekord i ri ditor për provincën verilindore dhe 35 në provincën Hebei, e cila rrethon Pekinin, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë. Vetë kryeqyteti kinez raportoi një rast të ri, ndërsa Heilongjiang në veri raportoi 27 infeksione të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco