Ç’po ndodh, pas spitalit, Kina po ndërton një qendër masive karantinimi

Ç’po ndodh, pas spitalit, Kina po ndërton një qendër masive karantinimi

09:13, 19/01/2021

Kina pas spitalit covid të ndërtuar pak ditë më parë tani po ndëron një qendër karantinimi COVID-19 në periferi të qytetit Shijiazhuang, raporton AFP.

Objekti do të jetë gati brenda pak ditësh dhe do të jetë shumë i madh aq sa mund të zhvendosen fshatra të tërë nëse virusi rikthehet sërish.

Sipas autoriteteve kineze, Kina e ka në kontroll virusin në masën më të madhe, por ende po  përjetojnë shpërthime të vogla.

Skenat jashtë Shijiazhuang, Kina veriore, të kujtojnë përpjekjet e Pekinit në fillim të vitit të kaluar për të ndërtuar spitale të improvizuara fushore në Wuhan - qyteti qendror ku rastet e Covid-19 u shfaqën për herë të parë - brenda disa ditësh nga shfaqja e virusit.

Ndërtesat e karantinës në Shijiazhuang janë të pajisur me banjo, wi-fi dhe ajër të kondicionuar.

Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi punëtorë që montonin strukturat si kabina në errësirë, ndërsa flamuj që mbanin emrat e ekipeve të ndërtimit dhe njësive të Partisë Komuniste valëviteshin nga ndërtesat e përfunduara.

Objekti pritet të ketë dhoma të mjaftueshme për të mbajtur më shumë se 4,000 njerëz sapo të përfundojë, tha CCTV të martën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco