Edhe një variant i ri i Covid-19 identifikohet në Kaliforni, dhjetëra persona të infektuar

Edhe një variant i ri i Covid-19 identifikohet në Kaliforni, dhjetëra persona të infektuar

18:36, 18/01/2021

Shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në Kaliforni derisa shtete po vazhdon të luftojë me një numër të dukshëm të rasteve pozitive dhe vdekjeve.

Autoritetet kanë njoftuar se varianti ishte identifikuar në Santa Clara County, në një dhomë urgjence ku kishte infektuar të paktën 90 persona.

Akoma nuk ka informacione nëse varianti i ri është ngjitës derisa shkencëtarët po kryejnë renditjen e gjenomit në laboratorë, shkruan dailymail.

I njohur si L452R, varianti është i ndryshëem nga ai i identifikuar kohë më parë në Britaninë e Madhe. A i Britanisë ishte identifikuar më pas edhe në 18 shtete.

Doktori i njohur i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, ka deklaruar se paralajmërimi i variantëve të rinj të COVID-19 është thirrje e qartë që amerikanët të vaksinohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco