Nuk ka më vende për të vdekurit/ Covid krijon kaos në Britani

Nuk ka më vende për të vdekurit/ Covid krijon kaos në Britani

10:45, 13/01/2021

Autoriteteve britanike iu është dashur të vendosin trupat e pajetë të njerëzve në disa vende të përkohshme pasi morget spitalore nuk kanë vend si shkak i rritjes së numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Në Surrey, në jug të Londrës, morget në spitale janë të mbushura  ku arritën kapacitetin prej 600 të vdekurish dhe autoritetet u detyruan të përdorin morgun e përkohshëm.

“Ne duam të shmangim që pacientët e vdekur të qëndrojnë në pavijone ose, siç kemi parë jashtë shtetit, të lihen në korridore. Kur morgjet tona të arrijnë kapacitetin e tyre, ne kontaktojmë një morg të përkohshëm për të marrë trupat”-tha një zëdhënës i rezervimit në Surrey.

Rreth 170 trupa po mbahen aktualisht në ndërtesën e Headley Court, një ish-vend i Departamentit të Mbrojtjes në Leatherhead, shtoi ai.

Deri më tani mbi 80 mijë të vdekur dhe më shumë se tre milionë raste me COVID-19 janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco