Covid-19 u rrit në laborator/ Pompeo do bëjë deklaratën ‘bombë’

Covid-19 u rrit në laborator/ Pompeo do bëjë deklaratën ‘bombë’

10:27, 13/01/2021

Amerika pritet të prezantojë prova të reja bombastike se koronavirusi u rrit në laborator në Wuhan të Kinës.

Sipas Daily Mail, zyrtarët e lartë në Uashington thonë se Sekretari i Shteti në largim, Mike Pompeo pritet të bëjë një deklaratë bombastike.

Ata thanë se ai do të zbulojë prova se koronavirusi nuk bëri kalimin natyral nga lakuriqët e natës te njeriu, por u arratis nga laboratori.

Pompeo pritet të deklarojë se virusi është rritur në laborator, ku kushtet e sigurisë janë tepër të dobëta.

Deklarata e administratës së Trump pritet të shkaktojë bujë. Por që tani kanë nisur reagimet kundër. Ministria e Jashtme britanike ka deklaruar se presin një pretendim të tillë nga Uashingtoni. Sipas Daily Mail, kjo ministri thotë se të gjitha provat tregojnë se virusi nuk ka dalë nga laboratori.

Një ditë më parë, kryeministri britanik Boris Johnson mbështeti teorinë se virusi ka infektuar njerëzit në tregun e lagësht në Wuhan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco