Indonezia, shteti që po vaksinon të rinjtë së pari

Indonezia, shteti që po vaksinon të rinjtë së pari

10:28, 13/01/2021

Indonezia është në mesin e shteteve që ka nisur vaksinimin e qytetarëve të saj kundër virusit Covid-19 në përpjekje për të ndaluar përhapjen e tij.

Mirëpo, ky shtet është duke vepruar ndryshe nga vendet e tjera, pasi në vend se të fillojë me vaksinimin e të moshuarve në fazën e parë, menjëherë pas punonjësve që janë në vijën e parë të fronit me Covid-19, do të vaksinojë të rinjtë nga mosha 18 deri në 59 vjet.

Profesori Amin Soebandrio i cili edhe e ka dhënë idenë për vaksinimin e të rinjve së pari, thotë se është e rëndësishme që të imunizohen fillimisht njerëzit që “punojnë dhe në fund të ditës kthehen në shtëpitë e tyre tek familjet”.

 

Presidenti indonezian Joko Widodo, 59 vjeçar është personi i parë në këtë shtet që është vaksinuar. Ndërkaq zëvendëspresidenti Ma’ruf Amin 77 vjeçar nuk do të marrë vaksinën pasi është i moshuar për fazën e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco