Si dhe kush e krijoi koronavirusin? Publikimi i fundit po çmend botën

Si dhe kush e krijoi koronavirusin? Publikimi i fundit po çmend botën

09:23, 13/01/2021

Teori të shumta konspirative kanë dalë në dritë me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit. Si dhe kush e krijoi virusin? Ka nga ata që nuk e pranojnë ekzistencën e virusit, të tjerë që janë kundër vaksinës.

Një gjykatë peruane ka shkuar më tej, duke publikuar një rezolutë ku thuhet se Covid-19 është një shpikje e “elitave kriminale botërore”, që përbëhet nga miliarderët George Soros, familja Rockefeller dhe Bill Gates.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Ica shprehet se pandemia ishte “e paparashikueshme” për të gjithë, përveçse për krijuesit e saj, “që po e drejtojnë dhe po japin udhëzime nëpërmjet korporatave të tyre botërore”.

“Asnjë qeveri, person fizik apo juridik, nuk e parashikon dot pandeminë, përveç krijuesve të rendit të ri botëror, si Bill Gates, Soros, Rockefeller etj.”, lexohet në rezolutën e gjykatës, të publikuar në portalin “LP Derecho”.

Pas publikimit të rezolutës, ka nisur një hetim paraprak për magjistratët që e firmosën atë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco