Mbi 47 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 në vend

Mbi 47 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 në vend

08:30, 13/01/2021

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 54 mijë e 261 raste nga 200 mijë e 93 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 387 persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5 mijë e 795 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 47 mijë e 79 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 279 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 431 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco