Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

08:24, 13/01/2021

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, thuhet se aktualisht janë të shtrirë 65 pacientë me COVID-19.

“Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 pacientë është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, dhe nga këta 20 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

“4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se 325 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 4,317 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco