Nga rekordi në rekord/ Britania shënon sot numrin më të lartë të viktimave nga Covid

Nga rekordi në rekord/ Britania shënon sot numrin më të lartë të viktimave nga Covid

18:51, 12/01/2021

Gjatë 24 orëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1243 viktima dhe 45 533 raste të reja me koronavirus.

Deri tani, ky është numri i dytë më i lartë i viktimave të konfirmuara në një ditë të vetme.

Duke folur në një konferencë në Downing Street, Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha se 35 075 persona ishin aktualisht të shtruar në spital me COVID-19, një rritje prej 22% krahasuar me një javë më parë.

Kjo vjen ndërsa Chris Hopson, shefi i NHS, paralajmëroi që kërkesa e pikut për spitalet mund të mos goditet deri në muajin e ardhshëm.

Të hënën në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 46,169 raste të reja dhe 529 vdekje.

Sipas shifrave të qeverisë, të hënën kishte 32 070 pacientë me COVID në spitalet angleze, dhe 3,055 në terapi intensive.

Ndërkohë, qeveria po rrit vaksinimin në një përpjekje për të ulur presionin mbi shërbimet e vijës së frontit, ku shpreson të vaksinojë 15 milion njerëz në të katër grupet e para me përparësi sipas programit të  vaksinave deri në 15 shkurt.

Kjo përfshin punonjësit e linjës shëndetësore të frontit, ata në shtëpitë e kujdesit dhe personat mbi 70 vjeç.

Sipas planeve të qeverisë, të gjithë mbi moshën mbi 50 vjeç do t’u ofrohet doza e parë e vaksinës deri në pranverë.

Deri më tani, më shumë se 2.6 milionë vaksina u janë dhënë gati 2.3 milionë njerëzve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco