Shqiptarja merr vaksinën anti-Covid në Zvicër, tash do t'i takon të dashurit e saj në Maqedoni e Kosovë

Shqiptarja merr vaksinën anti-Covid në Zvicër, tash do t'i takon të dashurit e saj në Maqedoni e Kosovë

18:22, 12/01/2021

E moshuara Nagjije Iseni nga Shkupi, me banim në Lozanë është një ndër shqiptaret e para që ka marrë vaksinën kundër Covid-19, shkruan Syri.net Kosova.

Ajo pasi ka marrë vaksinën ka sugjeruar bashkëkombasit në Zvicër dhe më gjerë që të marrin vaksinën pa ngurrim, për të mbrojtur vetën dhe të tjerët, njofton albinfo.ch.

Nagjija u ndje e lumtur pasi mori vaksinën pasi kjo do i mundëson asaj të vizitoj më të dashurit e saj.

“Vaksinimi do të më mundësojë të vizitoj motrat në Shkup dhe vëllaun në Kosovë. Ky virus më ndau për një kohë të gjatë nga më të dashurit e mi, mezi pres t’i takoj ne vendlindje pasi të marrë dozën e dytë”, shtoi ajo.

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco