445 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 36 vdekje në 24 orët e fundit

445 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 36 vdekje në 24 orët e fundit

19:54, 10/01/2021

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik, EODY në Greqi, raportoi sot 445 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilët 12 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 144738. Ndërkohë që 353 pacientë trajtohen të intubuar, 954 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe 36 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur në 5263 vdekje në total në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco