26 rastet 'pozitive' në Berat, ja ku është shpërndarë koronavirusi

26 rastet 'pozitive' në Berat, ja ku është shpërndarë koronavirusi

19:32, 10/01/2021

Rastet e konfirmuara sot pozitive nga Ministria e Shëndetësisë në qarkun e Beratit janë pensionistë dhe të papunë.

Vetëm 1 rast i prekur me Covid-19 është konfirmuar në drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Berat.

Në këtë institucion ka rezultuar e infektuar një specialiste. E ndërsa rastet e pensionistëve të prekur me koronavirus po rriten nga dita në ditë,moshat e të prekurve të kësaj kategorie variojnë nga 60-75-vjeç.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat bëjnë me dije se, nuk ka pasur raste me simptoma të rënda mes të infektuarve. Edhe nga Reparti Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit konfirmohet se, nga 14 të shtruar që ndodhen aktualisht në këtë repart vetëm një pacient është i oksigjenuar kurse të tjerët janë me simptoma të lehta.

E ndërkohë që rastet me Covid-19 po njohin sërish rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 811 raste aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco