Prej marsit të vitit të kaluar, 1377 persona janë të vdekur nga Covidi

Prej marsit të vitit të kaluar, 1377 persona janë të vdekur nga Covidi

18:23, 10/01/2021

1377 persona kanë vdekur nga Covidi që prej datës 13 mars të vitit të kaluar kur u shënua rasti i parë në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

E sot lidhur me gjendjen e fundit ka njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot kur ka konfirmuar edhe dy persona të vdekur dhe 253 raste të reja me Covid.

IKSHP njofton se numri total i rasteve pozitive është 53.776 raste nga 197.061 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.377 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.

IKSHP ju bën thirrje qytetarëve ta mbulojnë gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco