SHBA/ 3200 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

SHBA/ 3200 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

17:10, 10/01/2021

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 381.497, prej të cilëve 3.200 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit "Worldometer" tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 232.805, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 22.702.350.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 13,39 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 269,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 2,67 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 39.447 viktima.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco