Bullgaria i dhuron Maqedonisë së Veriut, vaksinat anti-COVID nga porositë e veta

Bullgaria i dhuron Maqedonisë së Veriut, vaksinat anti-COVID nga porositë e veta

10:43, 22/12/2020

Shkup - Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe, është ftuar nga Kryeministri bullgar Bojko Borisov për të marrë vaksina anti-Covid  për shtetasin e Maqedonisë së Veriut.

Vetë Filipçe njoftoi sot "me ftesë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe ministrit të Shëndetësisë prof..Kostadin Angelov mora pjesë në seancën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë në Sofje.

Republika e Bullgarisë nga çdo dërgesë e vaksinave kundër Covid-19, të cilën e blen direkt nga prodhuesit, do t'i dhurojë edhe Maqedonisë së Veriut. Kjo u vendos sot në mëngjes në mbledhjen e qeverisë në Sofje ku kisha ftuar.

Me këtë vendim, në Maqedoninë e Veriut, vaksinat kundër Covid-19 do të mbërrijnë në të njëjtën kohë, si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Bullgaria si anëtare e BE kishte privilegjin të bënte negociata të drejtpërdrejta me prodhues të shumtë. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion do të fillojmë së shpejti procesin e vaksinimit dhe do të lehtësojmë qasjen në vaksina në mënyrë që të vaksinojmë 60 deri në 70 % të popullsisë.

Sipas informacioneve të autoriteteve shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, vaksina e Pfizer do të mbërrijë së pari në Sofje, pastaj nga Moderna dhe Astra Zeneca.
Tashme kemi diskutuar detajet teknike ne lidhje me dorezimin, besoj se ne te njejten kohe do te marrim edhe nje pjese te vaksinave, si dhe vendet e BE-se.
Përveç një donacioni nga Republika e Bullgarisë, vendi ynë ka siguruar vaksinat përmes mekanizmit Covax. Bashkimi Evropian për shtetet anëtare ka siguruar 400 milionë vaksina dhe 100 milionë shtesë për vendet jo-të BE, vaksinat mund të merren duke ndërmjetësuar vendet anëtare. Deri më tani, këtë lloj ndihme, Polonia dhe Greqia i  janë ofruar vendit tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë edhe negociata me prodhuesit për blerje të drejtpërdrejtë të vaksinave dhe prej tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco