VIDEO/ ‘Është thjesht e mahnitshme’/ Presidenti i zgjedhur Joe Biden vaksinohet ‘live’

VIDEO/ ‘Është thjesht e mahnitshme’/ Presidenti i zgjedhur Joe Biden vaksinohet ‘live’

21:52, 21/12/2020

Ditën e sotme, Presidenti i zgjedhur në SHBA, Joe Biden është vaksinuar për Covid-19 në transmetim “live” nga Newark, Delawar, ku në krah të tij qëndronte bashkëshortja Jill Biden.

Si një shembull për qytetarët, njëlloj si figura të tjera publike, Biden-it iu injektua doza e parë e vaksinës së Pfizer gjatë një transmetimi televiziv.

Presidenti i zgjedhur u vaksinua në spitalin ChristianaCare dhe injektimi iu bë nga Tabe Masa, infermiere dhe drejtuese e Shërbimeve Shëndetësore të Punonjësve.

“Ajo që unë dua të them është se ua kemi shumë borxh këtyre njerëzve,” tha Biden pasi bëri vaksinën. “Shkencëtarët dhe njerëzit që e bënë këtë të mundur, punonjësit e vijës së parë, njerëzit që ishin ata që në të vërtetë bënë punën klinike, kjo është thjesht e mahnitshme. Do të doja të kishim kohë për të shkuar në të gjithë spitalin për të parë sa të zënë dhe të pabesueshëm që jeni të gjithë. Dhe ju detyrohemi shumë.”.

Ky lloj vaksinimi në sytë e të gjithëve është bërë në mënyrë që t’u tregohet amerikanëve që vaksinat janë të sigurta.

Po të sot, në SHBA do të bëhen edhe dozat e para të vaksinës së prodhuar nga Moderna duke sjellë në një farë mënyre shpresë në vendin më të prekur në botë nga pandemia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco