Spahia: Shqiptarët të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19, kufizimi i orareve nuk mjafton

Spahia: Shqiptarët të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19, kufizimi i orareve nuk mjafton

21:37, 21/12/2020

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, shkruan në një postim në facebook se: ‘Shqiptarët janë të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19’.

Sipas Spahias, rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj virusit, por kjo sakrificë e qytetarëve, mund të shkojë dëm nëse mungojnë masat parandaluese për kontrollin e prekjes së vendit nga varianti i ri i koronavirusit.

Spahia thekson se duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19.

Shqiptarët të pambrojtur nga variantet e reja të Covid-19

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan.

Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare! Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco