MSH bleu Favipavirin, 3 herë më shtrenjtë se në Europë/ Berisha: Vjedhje taze e Ndrikull Hajnisë

MSH bleu Favipavirin, 3 herë më shtrenjtë se në Europë/ Berisha: Vjedhje taze e Ndrikull Hajnisë

20:34, 21/12/2020

Ish-kryeministri Berisha, duke u bazuar në një shkrim investigative gazetaresk, ka denoncuar edhe njëherë blerjen me çmim tre herë më të lartë të medikamentit Favipavir nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Berisha e quan këtë vjedhje si taze të Ndrikull Hajnisë dhe mafiozit të saj Joti, duke nënkuptuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtorin e QSUT-së, Enkelejd Joti.

‘Gazetari investigativ i kap ata me presh në dorë!

Ndrikull Hajnia dhe Mafioz Joti blejnë me çmim tre here më të lartë ilacin Favipavir, i cili nuk është lejuar të përdoret kundër covid 19 në Bashkimin Europian dhe SHBA.

Ndrikull Hajnia dhe Mafioz Joti në tenderin e tyre blejnë një pakete me 34 kokrra Favipavir 200 mg kokrra me 10.725 ndërkohë që në tregun ndërkombëtar kjo sasi kushton vetëm 3500 lek.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të pastër korruptiv të Ndrikull Hajnisë dhe Mafiozit të saj Joti dhe u bëj thirrje mjekëve të mos përdorin për eksperiment në të sëmuret produktet e veprës penale të Ndrikull Hajnisë dhe Mafiozit të saj Joti.

Për hollësi ju ftoj të lexoni të plotë në linkun e mëposhtëm artikullin e gazetarit investigativ të portalit të mirënjohur Bold Neës. Sb’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco