Bëhen 1000 testime më pak, 10 viktima në 24 orët e fundit në 24 orët e fundit

Bëhen 1000 testime më pak, 10 viktima në 24 orët e fundit në 24 orët e fundit

17:13, 21/12/2020

Nëse pak ditë më parë bëheshin 2800 testime dhe ishin mbi 850 raste të reja me koronavirus, Edi Rama ka vendosur që të ulë artificialisht numrin e infektimeve të reja, duke ulur me të paktën 1000 numrin e testimeve.

Kështu ditën e sotme janë bërë vetëm 1900 testime, ku kanë rezultuar 422 raste reja me koronavirus në vend.

Fatkeqësisht 10 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin, duke humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1908 testime, 631 të shëruar, 422 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1908 testime, 631 të shëruar, 422 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID-19, vendosni maskë mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik dhe higjenën personale.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka një apel për bizneset të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1908 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 422 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 32 në Sarandë, 21 në Fier, 18 në Durrës, 17 në Shkodër, 14 në Elbasan, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Mat, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pogradec, Klos, 7 në Skrapar, nga 6 raste në Krujë, Kamëz, nga 5 raste në Korçë, Delvinë, Tepelenë, nga 4 raste në Mallakastër, Librazhd, Dibër, Gramsh, Poliçan, nga 3 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Berat, Këlcyrë, nga 1 rast në Maliq, Peqin, Prrenjas, Divjakë, Përmet, Tropojë, Mirditë, Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 631 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 28,752 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 10 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 60-81 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (21 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         422

Të shëruar në 24 orë      631

Të shtruar në spitale      379

Humbje jete në 24 orë   10

Testime ditore              1908

Testime totale            240,623

Raste pozitive            53,425

Raste të shëruara       28,752

Raste Aktive               23,575

Humbje jete               1098

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12865

Fier                  1700

Durrës             1310

Shkodër           1317

Vlorë               1082

Korçë               1056

Elbasan             939

Berat   918

Lezhë   911

Gjirokastër  552

Kukës  488

Dibër  437

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco