Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar këtë të hënë përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer dhe BioNTech në BE.
Autorizimi do t’i hapë rrugë fillimit të mundshëm të vaksinimit në Evropë më 27 Dhjetor.
Pasi shkencëtarët e EMA arritën në përfundimin se vaksina është e sigurt, zyrtarët në agjencinë me bazë në Amsterdam rekomanduan miratimin e saj me kusht që ajo të shpërndahej në 27 vendet e bllokut.
Megjithatë i mbetet Komisionit Evropian që të vulosë vendimin përpara se të nis vaksinimi.
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Komisioni Evropian tani do të veprojë shpejt dhe do të vendosë mbi autorizimin në mbrëmje.
© SYRI.net