E frikshme: Gjendet i vdekur shkencëtari që punonte në vaksinën kundër koronavirusit

E frikshme: Gjendet i vdekur shkencëtari që punonte në vaksinën kundër koronavirusit

13:21, 21/12/2020

Një shkencëtar që po punonte në një vaksinë kundër koronavirusit është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta.

Biologu Alexander ‘Sasha’ Kagansky, i cili kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut, u raportua se kishte rënë nga një dritare e katit të 14-të të një ndërtese banimi në Shën Petersburg, Rusi, shkruan Mirror.

45-vjeçari, i njohur më shumë për punën e tij në luftën kundër kancerit, kishte një plagë me thikë në trupin e tij, sipas gazetës ruse Moskovsky Komsomolets.Image

Komiteti Ruse i Hetimeve ka hapur një hetim vrasje dhe një i dyshuar 45-vjeçar mashkull është ndaluar.

Shkencëtari në fjalë ka punuar në Britani të Madhe për më shumë se 13 vjet.

Vdekja e tij është duke u cilësuar si e dyshimtë,megjithatë ende nuk janë dhënë detaje më të hollësishme rreth ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco