Po punonte për vaksinën Covid, shkencëtari bie nga kati i 14-të

Po punonte për vaksinën Covid, shkencëtari bie nga kati i 14-të

12:27, 21/12/2020

Një shkencëtar i njohur rus, që po punonte për një vaksinë kundër koroanvirusit, është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta.

Sipas Daily Mail, Alexander Kagansky, i njohur si Sasha, ishte një nga kryeshkencëtarët rusë, me lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut në Britani.

Ai raportohet se ra nga kati i 14-të i një kulle të lartë rezidenciale në Shën Petersburg. Viktima ishte në mbathje. Ai kishte edhe një plagë në trupin e tij. Një hetim ka nisur për vrasje dhe një 45-vjeçar është arrestuar.

Mediat ruse thonë se shkencëtari po punonte për një vaksinë koronavirusi dhe se vdiq në rrethana të çuditshme. Akoma nuk ka detaje se për cilën vaksinë ndërkombëtare po punonte ai.

Policia thotë se ai kishte shkuar në Shën Petersburg për të takuar një shok të vjetër. Mendohet se përpara se të binte nga dritarja, ka pasur një sherr. Policia nuk jep detaje për personin e arrestuar.

Një numër mjekësh dhe shkencëtarësh rusë humbën jetën në rrethana misterioze në nisje të pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco