Eksperti italian: Varianti i virusit britanik nuk është më agresiv por transmetohet më shpejt

Eksperti italian: Varianti i virusit britanik nuk është më agresiv por transmetohet më shpejt

10:46, 21/12/2020

Britania ka informuar se një variant i ri i Covid-19 është shfaqur në vend, madje që nga shtatori edhe është i izoluar vetëm ditët e fundit. Kjo ka ngritur alarmin, ndërsa shumë vende kanë marrë masa duke pezulluar fluturimet me Britaninë.

Ndërkaq, eksperti italian Walter Ricciardi , i cili foli në lidhje me “Live – Non è la d’Urso” tha se varianti i ri nuk është më agresiv, po transmetohet më shpejt. “Nuk është një formë më agresive ose vdekjeprurëse, por është shumë më ngjitëse”, tha ai.

Ricciardi shpjegoi se shansi më i madh i infeksionit është për shkak të aftësisë së këtij varianti të virusit për të hyrë në trupin tonë përmes mukozës. “Nesër do të kemi një ballafaqim të ri me britanikët, por ata tashmë kanë konfirmuar se për momentin nuk do të rrezikonte efektivitetin e vaksinës”, shtoi eksperti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco