OBSH: Forconi kontrollin

OBSH: Forconi kontrollin

10:40, 21/12/2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje anëtarëve të saj në Evropë të "forcojnë kontrollin" për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Kjo u njoftua sonte nga dega Evropiane e asaj organizate.

Tipi i ri i virusit është regjistruar në Britaninë e Madhe, por edhe në disa vende të tjera - nëntë raste në Danimarkë, dhe një rast infeksioni në Hollandë dhe Australi, deklaroi OBSH.

Disa vende evropiane vendosën sot të ndërpresin lidhjet ajrore me Britaninë e Madhe pas zbulimit të një lloji të ri të koronavirusit që është "jashtë kontrollit".

OBSH deklaroi se sipas informacionit të parë, ai variant i koronavirusit mund të jetë më ngjitës dhe mund të rrezikojë efikasitetin e disa metodave diagnostikuese.

Organizata shtoi se nuk kishte asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit ishte një formë më serioze sesa COVID-19. Thuhet se informacioni do të jetë i disponueshëm sa më shpejt që të merret një "pamje më e qartë e karakteristikave" të variantit të ri të koronavirusit.

"Në të gjithë Evropën, ku transmetimi koronavirusi është i përhapur, vendet duhet të rrisin procedurat e tyre të kontrollit dhe parandalimit," tha OBSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco