Varianti i ri i koronavirusit identifikohet edhe në tri shtete tjera

Varianti i ri i koronavirusit identifikohet edhe në tri shtete tjera

09:15, 21/12/2020

Varianti i ri Covid-19, me origjinë nga Anglia juglindore, është identifikuar në Danimarkë, Holandë dhe deri në Australi.

Lajmi u bë i ditur të dielën nga udhëheqësja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetit për koronavirusin, Maria Van Kerkhove.

“Ky variant është identifikuar në Danimarkë, në Holandë dhe kishte një rast edhe në Australi”, tha ajo për BBC, transmeton Shqip.

 

“Është shqetësuese që virusi po përhapet dhe se ka kaq shumë mutacione. Ne e kuptojmë që nuk shkakton sëmundje më të rëndë nga informacioni paraprak që Mbretëria e Bashkuar ndau me ne, por ende po bëhen studime tek pacientët e shtruar në spital me këtë variant”, shtoi ekspertja.

Sipas Kerkhoves, së më shumë përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka ai për të ndryshuar.

“Sa më gjatë që përhapet ky virus, aq më shumë mundësi ka për të ndryshuar. Pra, ne me të vërtetë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të parandaluar përhapjen”, theksoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco