Paralajmërim rreth koronavirusit për Kosovën e Shqipërinë

Paralajmërim rreth koronavirusit për Kosovën e Shqipërinë

08:20, 21/12/2020

Ardiana Gjini, specialiste e shëndetit publik në Mbretërinë e Bashkuar gjatë një interviste për Euronews Albania ka bërë një paralajmërim shumë të fortë për institucionet në Shqipëri dhe Kosovë.

Ajo tha se nëse dy vendet nuk vendosin masa kufizuese për festat e fund vitit në 5 javët e ardhshme do të ndeshen me një numër të madh të prekurish nga COVID-19.

.

Këtë paralajmërim ajo e bazoi në traditën që ekziston mes shqiptarëve për të shkëmbyer vizita gjatë festave por edhe faktit se në këto ditë janë rikthyer shumë emigrantë për të kaluar festat me familjarët e tyre.

“Si profesioniste jam shumë në merak se çfarë do të ndodhë në Shqipëri dhe Kosovë. Në Mbretërinë e Bashkuar janë rishikuar masat dhe janë vendosur masa shumë më të rrepta. Ne si ekspertë kemi kërkuar që këto masa të viheshin dy javë më parë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco