Mutacion i virusit në Angli ngre në këmbë Evropën/ BE parashikon mbledhje urgjente për nesër

Mutacion i virusit në Angli ngre në këmbë Evropën/ BE parashikon mbledhje urgjente për nesër

22:10, 20/12/2020

Komiteti i menaxhimit të krizave të Këshillit Evropian, ditën e nesërme ka njoftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi mutacionin e Covid që është shfaqur në Angli.

Mbledhja do të mbahet online dhe dhe do të jetë në orën lokale të Shqipërisë 11:00. Konferenca mësohet se është thirrur nga presidenca gjermane.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme është mbajtur një telekonferencë mes Presidentiti të Këshillit Evropian, Charles Mitchel, Presidentiti francez Emmanuel Macron, Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për të diskutuar mbi ecurinë e mutacionit të Covid në Angli. Ndërkohë që të gjitha vendet e BE-së janë duke bllokuar fluturimet me Anglinë madje edhe turistët britanikë që janë në këto vende do të karantinohen për 14 ditë.

Britania e Madhe, ditën e djeshme ka vendosur masa të reja, pasi studiuesit kanë dalë në përfundim se një lloji mutacioni i Covid-19 është zbuluar në Angli dhe në disa vende ishullore dhe po përhapet më shpejtësi në të gjithë Britaninë e Madhe. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Belgjika dhe Danimarka. Kjo situatë ka shqetësuar dhe OBSH-në, e cila i ka bërë thirrje vendeve anëtare që të shtojnë kontrollet për identifikuar rastet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco