Covid-19, mbi 6 mijë raste të reja në Gjermani

Covid-19, mbi 6 mijë raste të reja në Gjermani

18:29, 20/12/2020

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë raportuar 6 mijë e 611 raste të reja me COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, gjatë kësaj kohe në Gjermani kanë vdekur 95 persona të infektuar.

Ndërsa, numri total i të infektuarve me COVID-19 në këtë shtet ka shkuar në 1 milionë e 500 mijë e 572.

26 mijë e 509 persona raportohen të kenë vdekur në Gjermani, ndërsa 4 mijë e 939 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

1 milionë e 85 mijë e 500 persona janë shëruar nga COVID-19 në Gjermani.

388 mijë e 563 raste janë aktive në këtë shtet.

Gjermania deri tani ka testuar 31 milionë e 974 mijë e 158 persona për COVID-19.

Numri i të infektuavre me COVID-19 po vazhdon të jetë i lartë.

Në gjithë botën janë shënuar rreth 77 milionë raste të infektuara me këtë virus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco