Frikë ne Europë/ Çfarë dihet rreth mutacionit të ri të Covid që po përhapet në Britani

Frikë ne Europë/ Çfarë dihet rreth mutacionit të ri të Covid që po përhapet në Britani

17:18, 20/12/2020

Pas lajmit se në Britani po përhapet një variant i ri i Covid, Holanda dhe Belgjika, ishin dy nga vendet e para që morën masa duke ndaluar fluturimet mes vendit të tyre dhe Anglisë.

Ndërkaq Londra dhe disa zona të tjera të Anglisë Juglindore, ku ka më shumë infektime, janë në izolim total.

Nga ana tjetër, pas këtij lajmi OBSH deklaroi se ka kontaktuar me zyrtarë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa tha se vendi po ndan informacione nga studime të vazhdueshme rreth mutacionit të virusit dhe se OBSH do të azhurnojë shtetet anëtare dhe publikun, teksa mësohet më shumë rreth karakteristikave të këtij varianti të virusit.

BBC shkruan se, megjithëse ka “pasiguri të konsiderueshme”, kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se ai i vjetri.

Por zyrtarët shprehen se nuk ka asnjë provë aktuale që sugjeron se varianti i ri shkakton një shkallë më të lartë të vdekshmërisë ose që ndikohet ndryshe nga vaksinat dhe trajtimet. Bëhet fjalë për variantin e ri i cili po përhapet më shpejt se versioni origjinal, por nuk besohet të jetë më vdekjeprurës.

Ndërkohë që Britania ka nisur prej dy javësh vaksinimin, nuk dihet nëse vaksina Pfzier do të ketë rezultat ndaj pacientëve me Covid, por që janë të infektuar me mutacionin e ri të virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco