Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19

15:02, 20/12/2020

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar edhe 8 të vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Ndërsa, edhe gjatë kësaj kohe ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 342 persona, ndërsa janë raportuar edhe 223 raste të reja të infektuara.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1001 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 223 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, është thënë nga IKSHPK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco