Zemaj: Furnizimi me oksigjen është i qëndrueshëm

Zemaj: Furnizimi me oksigjen është i qëndrueshëm

14:56, 20/12/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka qëndruar në Spitalin e Gjakovës, ku është vendosur rezervuari 10 tonë të oksigjenit si dhe janë dërguar edhe 100 boca të reja me oksigjen.

Zemaj me këtë rast tha se situata me furnizim me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme.

“Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme. Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme”, tha ai.

Postimi i plotë i tij:

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda”, po vendosim  rezervuarin 10 tonë të oksigjenit si dhe kemi dërguar edhe 100 boca te reja me oksigjen.

Situata dhe furnizimi me oksigjen në të gjithë shërbimin spitalor të Kosovës është e qëndrueshme. Asnjë qytetar i Republikës së Kosovës nuk ka mbetur e as nuk do të mbetet pa shërbimet e nevojshme.

Pacientët e hospitalizuar me Covid 19, do të kenë trajtim të veçantë.

Nga mostra të mara gjatë 24 orëve të fundit, 223 kanë rezultuar pozitivë ndërsa  342 janë shëruar nga #Covid 19.

Bashkë ia dalim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco