Mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

08:46, 20/12/2020

Ka shkuar në mbi 11 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Konkretisht bëhet fjalë për 11.208 raste. Po ashtu, gjatë së shtunës u raportua për 8 humbje jete nga ky virus vdekjeprurës, ndërsa numri i viktimave ka arritur në total në 1.248.

Nga numri total i të infektuarve, 36.226 pacientë kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Numri total i rasteve positive, nga IKSHPK-ja raportohet të jetë 48 mijë 682 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco