1.248 të vdekur që nga paraqitja e pandemisë Covid-19 në Kosovë

1.248 të vdekur që nga paraqitja e pandemisë Covid-19 në Kosovë

07:53, 20/12/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.501 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftim.ëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Qeverinë Hoti se me Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike ka bërë shumë pabarazi në popull. Sipas kësaj partie, ligji favorizon oligarkët dhe të pasurit, ndërsa dëmton taksapaguesit e varfër.“E pamë që u dëshmua ajo që kemi thënë që nga fillimi që qëllimi i kësaj qeverie është që me paratë që janë në buxhet të mos u ndihmojnë qytetarëve e me ato para që janë në buxhet ka tendencë t’u ndihmojë oligarkëve e bizneseve të afërta me ta. Edhe tash e pamë se ky projektligj i dedikohet një oligarku, një kompanie që operon në Kosovë, e që ka kërkuar të lirohet nga tantiema apo renta minerare që është shumë milionëshe dhe të lirohet nga pagesa e energjisë së ripërtërishme”, ka thënë deputeti Hekuran Murati në një konferencë për media, pasi në Kuvend u miratua Ligji për rimëkëmbjen. “Këto dy kosto do t’i bartë taksapaguesi i varfër i Kosovës”.“Ky ligj s’mund të quhet i rimëkëmbjes. Është me shumë defekte, ka shumë pabarazi. Mund të quhet si një ligj që merr paratë nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton drejt të pasurve e qytetarëve të tjerë u thuhet merrni paratë tuaja nga Trusti”, ka thënë më tej ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco