Kryeministri izraelit merr publikisht vaksinën anti-Covid

Kryeministri izraelit merr publikisht vaksinën anti-Covid

22:28, 19/12/2020

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, janë vaksinuar publikisht me vaksinën kundër koronavirusit.

Netanyahu deklaroi se Izraeli do pajiset me miliona doza të vaksinës anti-Covid deri në fund të këtij viti. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, raporton reuters.

“Unë kërkova që vaksina e parë të më jepej mua dhe ministrit të Shëndetësisë, në mënyrë që t’ju inkurajoj të vaksinoheni dhe të japim një shembull”, ka deklaruar ai.

 

Autoritetet izraelite janë dakorduar për një marrëveshje për të blerë 8 milionë doza të vaksinës anti-Covid nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco