Macron në gjendje stabile pas infektimit me COVID-19

Macron në gjendje stabile pas infektimit me COVID-19

18:00, 19/12/2020

Gjendja e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, është e qëndrueshme pas rezulteteve të ekzaminimeve mjekësore, thuhet nga presidenca franceze.

“Gjendja mjekësore e presidentit është e qëndrueshme në krahasim me të premten. Ai paraqet simptoma të ngjashme COVID-19 të cilat nuk e pengojnë atë për të përmbushur detyrimet e tij” thuhet në deklaratën e presidencës, shkruan Reuters

Macron dje deklaroi se po bën më mirë një ditë pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, por se po punonte me një ritëm më të ngadaltë se zakonisht jashtë Parisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco