Turqi: Zjarr në njësinë e kujdesit intensiv Covid-19, 8 viktima

Turqi: Zjarr në njësinë e kujdesit intensiv Covid-19, 8 viktima

08:27, 19/12/2020

Tetë njerëz janë vrarë nganjë zjarr që shpërtheu në një njësi të kujdesit intensiv për pacientët me COVID-19 në një spital privat, tha zyra e guvernatorit në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i një ventilatori , sqarohet në njoftimin e lëshuar nga zyra e guvernatorit.

11 pacientë të tjerë të trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv u dërguan në spitalet pranë, shtoi njoftimi.

Si rezultat i ndërhyrjes së parë të stafit të spitalit dhe punës së shpejtë të Departamentit të Zjarrfikëses të Komunës Metropolitane të Gaziantep, zjarri u mor nën kontroll në një kohë të shkurtër. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco